Dogji pyje e vreshta në Memaliaj, arrestohet 45-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2021, 09:38
Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia i dyshuar si autori i dy rasteve të zjarrvënies në Memaliaj.
Në pranga ka rënë shtetasi F. Ç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autor i zjarrëvënies në fshatin Memaliaj në datën 24 shtator ku janë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore me shkurre, si dhe një sipërfaqe toke me vreshta.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i një rasti tjetër të zjarrvënies në datën 12 gusht në fshatin Memaliaj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
