Juventusi fiton mes “drithërimash”, mund 3-2 Sampdorian. Shikoni golat

Juventusi arrin fitoren e dytë radhazi në Serinë A. Bardhezinjtë po ngrihen gradualisht pas startit të vështirë që kanë patur dhe në “Allianz Stadium” mposhtën me vështirësi Sampdorian dhe në fund rrezikuan shumë.

Nisi mire sfida për skuadrën e Allegrit që gjeti golin në 10’ me Dybalan por fatkeqësisht argjentinasi u dëmtua dhe u zëvendësua me Kulusevskin.

Në fund të pjesës së pare, Juve sërish gjeti golin kësaj radhe me Bonuccin me penallti por pa u mbyllur fraksioni i parë i ndeshjes, miqtë shkurtuan diferencën me Yoshidan në 44’.

Bardhezinjtë insistojnë dhe arrijnë të gjejnë golin e tretë me Locatellin, një nga më të mirët në fushë në 57’ teksa Candreva në 83’ sërish shkurtoi diferencën në 3-2 me golin për Sampdorian.

Në fund disa drithërima por vjen dhe fitorja e dytë radhazi për “Zonjën e Vjetër” me rezultatin final 3-2. /Ora News/.