Policia u sinjalizua për një furnizues të ri, shqiptari arrestohet me mbi 8 kg kokainë

Autoritetet policore italiane të qytetit të Breshës kanë vënë nën prang një shqiptar me akuzën e trafikut të drogës tip kokainë.

Në banesën e tij, në komunën Castegnato në provincën e Breshës, u gjetën mbi 8 kg kokainë e konfeksionuar në 7 pako nga 1 kg e 1.4 kg të tjera u gjetën në një qese me 6 pako të vogla gati për tregtim.

Shqiptari kishte vetëm pak kohë që kishte mbërritur në Itali e ishte nën vëzhgimin e autoriteteve policore italiane.

Sipas mediave italiane, antidroga e Breshës ishte sinjalizuar për praninë e një furnizuesi të ri droge në territorin e tyre e që kishte në dispozicion një sasi të madhe kokaine të cilësisë mjaft të pastër në tregjet ilegale të zonës.

Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit u gjetën dhe një pistoletë e mbushur e kalibrit 9x9 me 8 fishekë, 4400 euro e dy peshore që përodreshin për tregtimin e kokainës.

Dyshohet se shqiptari është një trafikant i nivelit të lartë me lidhje direkte me narkotrafikantët përtej Atlantiku.

Ndaj tij është ekzekutuar urdhëri i arrestimit në burgun Canton Mombello e hetimet e antidrogës italiane vazhdojnë.