Emigrantët nga pushimet në burg, ja çfarë u gjeti policia në makinë
Tre persona ranë në prangat e policisë së Lezhës ndërsa u vunë nën hetim tre të tjerë pasi u kapën me lëndë narkotike.
Arrestimi i tyre u bë ndërsa po lëviznin me automjet në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.
U arrestuan shtetasit I.D., 40 vjeç, banues në Norvegji, D.S.,40 vjeç, banues në Itali dhe F.Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan penalisht shtetasit A.Q.,27 vjeç, banues në Kosovë, M.A., 34 vjeç, banues në Arabi Saudite, J.I., 36 vjeç, banues në Kosovë.
"Këtyre shtetasve, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë, ekstazi dhe canabis sativa" njoftoi policia.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

