Traktori i fundit sovjetik, Zenel Marini prej 45 vitesh përdor traktor të modelit DT 54 në Bulqizë

Prej 45 vitesh përdor një traktor të modelit DT 54, ndër të fundit të këtij lloji në vendin tonë. Dikur pronë e shtetit nën regjimin komunist, pas '90-ës Marini e privatizoi atë, ndërsa u vjen në ndihmë edhe fshatrave përreth për të hapur rrugën e bllokuar nga dëbora gjatë dimrit.

Ky është Zenel Marini nga Fushë Bulqiza, i cili për 45 vite me radhë ka përdorur këtë traktor të modelit DT 54.

Ky traktor mund të jetë i fundit i këtij lloji në vendin tonë, por që prej vitit 1976 Zeneli përdor e përdor atë.

68-vjeçari nga Fushë-Bulqiza, shprehet se me këtë mjet jo vetëm që ka punuar në sektorin shtetëror, por pas viteve 90-ë ai ka qenë burimi i vetëm i të ardhurave për familjen e tij.

"Me këtë traktor punoj prej 45 vitesh, prodhim i 1972. Kam punuar 12 vjet në SMT, fermë e gjithandej. Traktori është 49 vjeç. Ëshntë në gjendje pune, kam rrit fëmijët me të, e mbaj t'ua lë fëmijëve, nuk kam nevojë ta shes."

Me traktorin e tij, Zenel Marini u vjen në ndihmë edhe banorëve kur bllokohen nga dëbora.

"Në kohë dimri kam hapur rrugë rurale."

Ai shprehet gjithashtu se do të investojë në të jo vetëm në pjesë xhenerike, por edhe estetike, për t'ua lënë trashëgimi fëmijëve.

DT-54 është një traktor me zinxhir sovjetik që u prodhua në fabrika të ndryshme traktorësh nga 1949.

Pothuajse një milion kopje u prodhuan deri në 1979.

Traktori i fundit sovjetik, Zenel Marini prej 45 vitesh përdor traktor