Plagosën me sende të forta një shtetas, dy të arrestuar në Durrës

Një konflikt mes tre personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.18 Durrës. Dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasit B.H., dhe A.H., kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.P., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe  shoqërimin  në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme,  autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. H., dhe A. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.