Policia i heq 1700 euro nga duart trafikantit, arrestohet në aksin Kakavijë-Gjirokastër me 4 klandestinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2021, 09:44
Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 59-vjeçarin, Nazmi Veseli, banues në Durrës pasi u kap në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, duke transportuar me automjetin tip "Volkswagen", 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.
Dogji pyje e vreshta në Memaliaj, arrestohet 45-vjeçari
26 Shtator, 09:38
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, një aparat celular dhe 500 euro.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


