Aksidentoi me automjet një kalimtar, arrestohet 19- vjeçari në Përmet

Policia e Përmetit vuri në pranga shtetasin P. V., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në hyrje të qytetit të Përmetit ky shtetas duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", ka përplasur shtetasin A. Xh., 56 vjeç, banues në Përmet,

I plagosuri është transportuar për në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet në ngarkim të shtetasit P. V. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.