Kapet me tre klandestinë në makinë te "Pushimi i shoferit", arrestohet 56-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2021, 10:00
Një 56-vjeçar u arrestua nga policia e Fierit për trafik klandestinësh. Në pranga ra Arian Gucaj, banues në Elbasan.
Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur "Pushimi i shoferit" duke transportuar me automjetin tip "Fiat", 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".
