Plagosi ish-partneren në lokal, Ora News zbardh dëshminë e shkodranit: Doja ta trembja, jo ta qëlloja
Fadil Nikaj, i cili plagosi me armë zjarri një 20-vjeçare në Vlorë, ka dhënë dëshminë e parë në polici. Ai ka thënë se nuk donte ta qëllonte të renë. Nga ana tjetër në Gjiroakstër janë arrestuar dy vellezër pasi kanë dhunuar një tjetër grua.
Edhe pse kishte me vete 2 granata dore dhe një pistoletë, Fadil Nikaj nga Shkodra që terrorizoi Vlorën të shtunën në deklaratën e tij të parë dhënë në polici, ka thënë se nuk donte ta qëllonte Kostandina Zanaj por vetëm ta tremte.
20-vjeçarja Zenaj nga Berati, studente në Vlorë mbeti e plagosur në qendër të Vlorës, pasi Nikaj e qëlloi me një pistoletë.
“Tentova ta trembja. Nuk kisha si qëllim që ta qëlloja” është shprehur 30-vjeçari përpara oficerëve të policisë në dëshminë e tij të parë.
Fadil Likaj, 30-vjeç, ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri një 20-vjeçare në Vlorë. Policia i gjeti atij 2 granata dore, dhe një armë tip pistoletë me disa fishekë.
Lika ka qenë i ulur në një bar në zonën e Poliklinikës dhe më pas i është bashkuar në tavolinë dhe 20-vjeçarja.
Pas disa momentesh, të dy kanë nisur të debatojnë dhe djali ka tërhequr zvarrë të renë përpara lokalit.
Ai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 20-vjeçares dhe më pas është larguar.
Në largim e sipër, 30-vjeçari ka hedhur drejt lokalit dhe një granatë, e cila fatmirësisht nuk ka plasur.
E reja ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë të dielën dy vëllezër F. S. dhe G. S kanë dhunuar fizikisht një vajzë në një lokal në Gjirokastër, e cila ka përfunduar në spital.
Policia njoftoi se viktima e dhunës ishte ish-bashkëshortja e njërit prej vëllezërve, ndërsa të dy kanë përfunduar në pranga.
