Shkollat hapin zyrtarisht dyert/ Të hënën nis viti i ri shkollor, ministrja Kushi uron nxënësit

Këtë të hënë nis viti i ri shkollor dhe për të siguruar mbarëvajtjen e mësimit do të zbatohet një protokoll masash.

Mësuesit duhet të paraqesin certifikatë vaksinimi në të kundërt test PCR çdo javë. Ndërsa maska do të jetë e detyruar për të gjithë nxënësit mbi 12 vjeç.

Një ditë para nisjes së procesit, Ministrja e Arsimit Evis Kushi me anë të bnjë videomesazhi pa përcjellë urime për të gjithë nxënësit që nisin nesër vitin e ri shkollor, bashkë me angazhimin për të bërë gjithmonë më të mirën që ata të kenë një vit sa më të mbarë e të suksesshëm.

"Suksese të gjithëve" ka uruar Ministrja.