Protesta kundër vaksinimit të detyruar te "Nënë Tereza", procedohen penalisht 10 protestues
10 persona janë proceduar në gjendje të lirë për manifestime të paligjshme nga policia e Tiranës. Bëhet fjalë për protestën kundër vaksinimit të detyruar për Covid që organozihet çdo të shtunë te sheshi "Nënë Tereza".
"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” shtetasit: A. G., 51 vjeç, A. B., 21 vjeç, K. O., 43 vjeç, A. Dh., 34 vjeç, K. G., 26 vjeç, E. D., 27 vjeç, A. P., 42 vjeç, I. K., 42 vjeç, B. B., 37 vjeç dhe K. K., 42 vjeç" njoftoi policia.
Policia thotë se shtetasit e sipërpërmendur në një protestë të paligjshme të zhvilluar tek sheshi “Nënë Tereza” dhe më pas janë zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme si dhe kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit.

