"Rama ka kapur për fyti pengun e tij dhe ka asgjësuar pluralizmin", Berisha: Të gjithë në këmbë të mbrojmë demokracinë
Turi i ish-Kryeministrit Sali Berisha në bazën demokrate u ndal sot Vlorë në Pallatin e Kulturës.
Nga “foltorja” Berisha tha se Edi Rama duke kapur për fyti pengun e tij, Bashën i ka dhënë fund pluralizmit në Shqipëri.
Prandaj nga Vlora, Berisha i bëri thirrje të gjithë demokratëve të ngrihen në këmbë për mbrojtjen e demokracisë.
Berisha: " PD ka një njeri i cili vendos pa pyetur asnjë njeri, asnjë forum, asnjë nen statuti dhe të Kushtetutës dhe i cili deklaron se kuvendi kombëtar nuk do të mblidhet pavarësisht se nuk do mblidhen firmat. Kjo do ët thotë se pluralizëm politik në Shqipëri nuk ka, pasi shtylla kryesore e pluralizmit që është opozita sovrane nuk ka forume, nuk ka statut, nuk ka anëtarësi ka vetëm një njeri që thotë se nuk pyes për forumet, anëtarët, vullnetin e tyre. Kjo është fasada më e shëmtuar e pluralizmit. Edi Rama duke kapur për fyti pengun e tij, ka asgjësuar pluralizmin në Shqipëri ndaj dhe kushtrimi është në këmbë të gjithë për mbrojtjen e demokracisë. Ne jemi këtu për t'i treguar vendin Edi Ramës që do të zhdukë pluralizmin me pengmarrje dhe pengjeve të tij."/OraNews/
