Pse nuk u bë Basha lider ? Berisha nga Vlora tregon arsyet
Nga Vlora ish-kryeministri Berisha tregoi arsyet pse sipas tij, Basha nuk arriti të bëhej një lider. Sipas zotit Berisha Basha humbi konturet e partisë. Për ish-kryeministrin, në 8 vite në krye të opozitës Basha ka larguar të rinjtë dhe pa mbështetjen e tyre partia nuk mund të fitojë.
Berisha: "Pse nuk u bë lider ky? (Basha). Nuk u bë lider sepse ja humbi partisë konturet, partia është parti e të drejtave të njeriut. Partia qëndron në mbrojtje të qytetarit, do të thotë që një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut partia e çon në gjithë botën. Ne kemi një trashëgimi i PD, trashëgimia jonë janë intelektualët, ish-të burgosurit, të përndjekurit. U dëgjuan kund ata këto 8 vite? Askund.
Asnjë qëndrim totalisht indiferent. PD ka fituar gjithmonë nga të rinjtë, i kemi bërë të rinjtë për vete dhe kemi fituar. Sa të rrinë të rinjtë indiferentë ndaj nesh, ne do humbim. Në 8 vite, ky që erdhi i ri në krye të PD-së vetëm largoi masivisht dhe nuk tregon dot me gishtërinjtë e një dore të rinjtë që solli në PD. Ne jemi parti e interesit kombëtare dhe e djathta është parti e patriotëve. Nuk mund të jetë i djathtë ai që nuk është patriot."/OraNews/
