"Humbe me turp, tani ik më nder", Gashi: Zgjidhja për PD-në është largimi i Bashës

Analisti Shpend Gashi në një lidhje të drejtpërdrejtë me RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj u shpreh se zoti Berisha nuk do të sjellë një frymë të re në PD. Sipas Gashit Berisha ka ditur se si të jetë i ashpër dhe si të godasë kundërshtarin.

Gashi: "Berisha do bëjë Berishën. Gjithë karrierën politike të zotit Berisha në opozitë ka qenë një lider që ka ditur se si t'i mobilizojë masat, ka ditur të jetë shumë i ashpër dhe i egër me kundërshtarin, ka ditur ta godasë."

A do rikthehet opozita më e fortë me përjashtimin e Bashës?

Gashi u shpreh se nëse Basha do të ishte një lider i vërtetë duhet ta kishte përjashtuar që në fillim zotin Berisha nga grupi parlamentar, jo tani që mori urdhër nga Perandori ( Amerika sipas Gashit).

Gashi: "Në lojën e shahut, që prezumojmë se është politika jonë e famshme janë 4 lojtarë, duke nënkuptuar që Basha me deklaratat e fundit dhe me mënyrën e argumentuar të përjashtimit të zotit Berisha nga grupi parlamentar, një gjë që duhet ta kishte bërë që në momentin e parë që erdhi në pushtet, nëse je një lider i vërtetë dhe do të vrasës babën, nuk mund ta mbash babën prej dore në 8 vjet dhe në momentin që ty të vjen një Mbret  më i fortë se sa baba, të vjen Perandori ( Perandori është DASH, pra Amerika) dhe jep një urdhër dhe ti në mënyrë  foshnjërake e argumenton që mua më tha Perandoria që duhet ta heq këtë. Pra Lulzimi qenka më amerikan se amerikanët."

Gashi gjithashtu u shpreh se Basha duhet të largohet sa më parë nga PD-ja.

Gashi: "PD-ja nuk e ka humbur besueshëmrinë, e ka humbur Lulzim Basha. Ai është kryetar  i partisë i cili kurrë nuk ka qenë pjesë e partisë së vet, elektorati kurrë nuk e ka parë me syrin e liderit.  Lulzimi duhet të ikë sa më parë, nëse ka diçka që mund ta bëjë fisnike humbe me turp, tani ikë më nder, dorëzoje shpatën totalisht të pamerituar që në marrjen e vet. "/OraNews/