Legalizimet në Lanabregas/ Kreu i Kadastrës Artan Lame ndan certifikatat për banorët
Kreu i kadastrës Artan Lame ka shpërndarë certifikatat e pronës për banorët e Lanabregasit pas përfundimit të legalizimeve në këtë zonë. Gjatë ceremonisë titullari i institucionit është njohur nga qytetarët edhe me problematikat e procesit.
Institucioni i kadastrës ka finalizuar procesin e legalizimeve në zonën e Lanabregasit. Kreu i institucionit Artan Lame ka shpërndarë certifikatat e pronësisë për banorët duke sqaruar se procesi ka pasur vështirësi për shkak të mungesës së madhe të dokumentacioneve.
“Se sa shumë probleme kishte Lanabregasi. Duhet të na kuptoni dhe neve."- tha Lame.
Një banor i Lanabregasit tha se ka 20 vite që sorollatet nëpër zyra por kreu i kadastrës e sqaroi se problem ka qenë ligji i vjetër.
“Kam 20 vite që sorollatem”- shprehet banori.
“Me ligjin e vjetër nuk bëhej dot. Këtë shteg e hapi ligji i ri”- shprehet Lame.
Gjatë bashkëbisedimit u trajtua edhe problemi i pronave të papërdorura ku Lame tha se ka hapësira ligjore për ata që janë kufitarë me këtë parcelë që ta blejnë atë me çmimin e tregut.
Kreu i kadastrës Artan Lame i sqaroi banorët edhe për procedurën që duhet ndjekur në lidhje me pallatet e vjetra që kërkojnë legalizim./ Ora News/
