Dita e biçikletës, në Shkodër të vegjël e të mëdhenj pedalojnë për një mjedis të pastër
Dita e biçikletës bëri bashkë në Shkodër të apasionuarit pas këtij mjeti, ku aktivitetit ju bashkuan edhe miq nga Ulqini.
Të vegjël e të rritur morën pjesë në udhëtimin nga Ura e vjetër e Bunës drejt njësisë administrative Dajç.
Mesazhi në këtë ditë është për një mjedis të pastër, më shumë siguri në rrugë dhe shëndet më të mirë.
"I shërben edhe zhvillimit të turizmit pasi turet me biçikleta sot janë një tren i njohur në botë," tha Gentian Mema, drejtor i turizmit në bashkinë Shkodër.
Por ajo që shprehin si shqetësim përdoruesit e biçikletës, janë zaptimet e korsive dhe mungesa e ndërhyrjes për të përmirësuar infrastrukturën nga ana e bashkisë.
"Ta promovojmë dhe bukuritë natyrore dhe mundësitë të atraksionit turistik që Shkodra të ofron. Ndodhta ka ardhur momenti që të kemi më shumë investime në ruajtjen e sigurisë së jetës qoftë nga pjesa e qytetarëve, qoftë edhe nga pjesa e institucioneve."
Dom Gabriel Grabanica, klerik shqiptar i Ulqinit, i është bashkuar kësaj dite, duke vendosur ardhjen me biçikletë prej qytetit bregdetar drejt Shkodrës.
"Shkodra ka një traditë. Biçikleta shpresoj që edhe Ulqini si qytet i afërt ta imitojë. Për këtë arsye kam ardhur," tha Dom Gabriel Grabonica.
Edhe pse Shkodra njihet si qyteti i biçikletave, ajo vuan mungesën e një infrastrukture të përshtatshme për të lëvizur me këtë mjet./OraNews/


