“Shporta” e zbrazur”/ Ceko: Nëse popullsia s’ushqehet mirë, s’ka produktivitet në punë

Çmimet e produkteve bazë kanë pësuar një rritje të ndjeshme.

Ndërkohë në lidhje me këtë, eksperti i ekonomisë Enriko Ceko, në një intervistë për Ora News, shprehet se Shqipëria futet te vendet e varfëra, teksa shton se qytetarët në vendin tonë,  pjesën më të madhe të ardhurave e konsumojnë për ushqime.

Më tej shton se nëse një popullsi që nuk ushqehet mirë, nuk ka as produktivitet në punë, teksa shton se gjatë pandemisë njerëzit shfaqën edhe sëmundje të tjera.

 “Është një çështje shumë e rëndësishme. Ne futemi tek vendet e varfra dhe popullsia në vendet e varfër, pjesën më të madhe të ardhurave e konsumojnë për ushqime. Në Shqipëri mbi 50% e të ardhurave të popullsisë, përdoren për ushqime. Duhet të kemi kujdes faktin se gjatë periudhës së pandemisë, pjesa më e madhe e qytetarëve që ishin në punë, ose humbën punën ose shkurtuan pagat. Inflacioni është i lartë.

 Me këtë pakësim të ardhurave të qytetarëve, dhe me rritje e çmimeve, pjesa e parave që shkon për ushqim pakësohet. Duhet të kemi parasysh që një popullsi e ushqyer mirë, është e shëndetshme dhe ka produktivitet të lartë në punë. Por kuptohet që një popullsi që nuk është e ushqyer mirë, ka probleme me shëndetin dhe nuk ka produktivitet në punë. Pjesa e madhe e shqiptarëve gjatë periudhës së pandemisë shfaqi një problematikë tjetër, pasi virusi shfaqi sëmundje të tjera që kishin njerëzit të fshehura apo jo të fshehura, dhe nga ana tjetër produktiviteti i një punëtori shqiptar është shumë më i ulët në krahasim me një të një punëtori evropian."

Rritja e çmimeve sipas tij ka të bëjë me natyrën e klimës shqiptare.

“Ka një rritje të çmimit të ushqimeve, kjo ka lidhje me vetë natyrën e klimës shqiptare. Me përfundimin e Verës bie dhe prodhimi vendas bujqësor.”- shprehet ai./ Ora News/