Burrë e grua akuzohen se drejtonin tregtinë e hashashit në Elbasan, gjithçka komandohej nga ...

Një çift bashkëshortësh në Elbasan janë arrestuar nga policia e këtij qyteti, pasi akuzohen se janë përfshirë në shpërndarjen dhe tregtinë e drogës.

Enea Qosja dhe bashkëshortja e tij, Kristina Puka (Qosja), dyshohet se janë  njerëzit kryesorë që kryenin shpërndarjen e hashashit në zona të ndryshme të Elbasanit dhe zonën e Metalurgjikut.

Burrë e grua, shfrytëzonin hapësirën e një lokali të quajtur “B...” që ndodhet në rrugën Elbasan-Metalurgjik.

Ku nga këtej drejtonin dhe menaxhonin të gjithë biznesin e tyre të paligjshëm.

Por veç çiftit të bashkëshortëve në këtë biznes, kishte hyrë dhe vëlla i Enea Qosjes, Elios Qosja si dhe kamarieri i lokalit “B...”, Viktor Cerri.

Të gjithë këta persona drejtonin një nga linjat e shpërndarjes dhe shitjes së drogës, ndërsa Prokuroria e Elbasanit u tregua më e butë për sa i përket Kristina Puka, ndaj të cilës nuk u vendos asnjë masë sigurimi.

Hetimet e Prokurorisë kanë çuar më pas në zbulimin e Redi Arapit, i cili ka qenë në bashkëpunim dhe Enea Qosjan.

Ndërsa në datën 24 shtator 2021 është konstatuar një çiklomotor i cili po ecte me drejtim lëvizje “Budan-Qerret” dhe nga ana e policisë, i është bërë shenjë të ndalonte.

Pasi çiklomotori ka ndaluar është konstatuar se në sediljen e pasme është identifikuar se ishte Ermal alias Fredi Budani.

Ndërsa në drejtimin e çiklomotorit ishte Genci Meli.  Policia ka ushtruar kontroll fizik në motor prej nga është gjetur në pjesën e kroskotit, një çantë shpine, me mbishkrimin “POLO”, ku brenda saj kishte qese plasmasi të mbushura me material bimor canabis stattiva.

Drejtuesi i mjetit ishte Astrit Bitri nga fshati Gurakuq, personi në vendin e parë pasagjerit quhej Ardjan Bitri, nga fshati Rinas dhe në sediljen e pasme ishte ulur Ardit Bitri nga fshati Gurakuq.

Këtyre personave u është kërkuar nëse kishin sende të paligjshme në makinë ose jo,por ata kanë pohuar se nuk kishin sende të kundraligjshme.

Por në momentin kur policia ka filluar të kontrollojë makinën, Ardjan Bitri, është larguar me vrap dhe duke përfituar nga errësira nuk është mundur të kapet nga policia megjithëse policia e ndoqi në një distancë të largët.

Në pjesën e bagazhit të makinës, policia ka gjetur një thes të mbushur me drogë.

Të gjithë personat janë arrestuar ditën e sotme, ndërsa në ditët në vijim ata pritet të dalin para gjykatës së Elbasanit, për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg që do kërkojë përfaqësuesi i akuzës./OraNews/