Berisha: I thashë Bashës je lider i thyer, nuk u dilet në pritë bashkëpunëtorëve, po të jesh burrë...

Ish-Kryeministri Sali Berisha, është shprehur se në vitin 2017, i kishte thënë Lulzim Bashes se është lider i thyer.

Në fjalën e tij në ‘Foltoren’ në Vlorë, Berisha u shpreh se me aktet që bëri në zgjedhjet e 2017, ai  nuk mund të bëhej lider.

Më tej shtoi se Basha gaboi në eleminimin e bahskëpunëtorëve.

Sali Berisha: I kisha thënë atij se ti je lider i thyer, me aktet që ti ke kryer në aktet  që ti ke kryer në zgjedhet e 2017, ti nuk do bëhesh lider. Provoje unë do të bëjë gjithçka, por je i thyer, se nuk u dilet në pritë bashkëpunëtorëve. I ekzekuton politikisht se nuk të pëlqen ty. Po të jesh burrë u thua, do t’u heq, por dhe ato nuk bëhen.