Berisha: Rama vodhi vota, i tregova Bashës historinë e “2001”, ai u mor me karrigen e tij, ja pse s'u bë lider
Ish-Kryeministri Sali Berisha, në “Foltoren” që ka mbajtur me demokratët në Vlorë, është shprehur se Kryeministri Edi Rama, vodhi dyfishin e votave të 2017 në zgjedhjet e 25 Prillit.
Berisha, u shpreh se shpresonte se Kryedemokrati Lulzim Basha do i çonte drejt fitores, por ky i fundit mori vetëm 19% të votave.
Berisha thekson se në vend që Basha të denonconte rastin e patronazhistëve, u mor me karrigen e tij.
Sali Berisha Në këtë sallë kam shumë kujtime dhe i kam të pashlyqera. Kemi ushtuar ABC e demokracisë. Kishim një kryetar Afrim Jupin, i cili me një grup intelektualësh drejtonte me përkushtim këtë degë, por në 91 ishim njerëz që nuk kishim tolerancën që kishim sot. Më shumë se njëherë jemi mbledhë në këtë sallë dhe votohej Afrim Jupi, dhe pasi votëbesohej e mbështesnim të gjithë. Në këtë mënyrë u formuam si një parti e vlerave, dhe fituam zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. Këto vite gjithçka u shndërrua në funksion të një njeriu.
Mendova se do na çonte në këtë fitore, por përkundrazi. Synonte me çdo kush të krijonte liderin, por lideri nuk krijohet në zemrat tuaj nuk bëhesh kurrë lider. Dhe ku përfunduan? Me datën 25 prill, vetëm 19% demokratëve kishin votuar për ish-Kryetarin e partisë Lulzim Basha. Basha në vend të dorëheqjes , doli në konferencë shtypi dhe tha se është një masakër elektorale. Edi Rama vodhi vota, dyfishin e 2017.
I tregova eksperiencën e vitit 2001. Bëmë që PE të miratonte rezulutën dhe u kthyer për në levë arkimedi për të fituat zgjedhjet e 2005. Në vend që të merrej me to e të bënte avokatinë, të denonconte patronazhistët. U mor me karrigen e tij sepse kishte frikë, e di vetë ai nga kush, por injoroi. Nuk u bë lider se ia humbi partisë konturet.