Berisha: Jam i vetmi në Evropë që kam kërkuar publikisht shpalljen "non grata" të George Soros

Ish-kryeministri Sali Berisha para demokratëve të Vlorës u shpreh se është i vetmi person në Evropë që ka kërkuar shpallen "non grata" të George Sorosit.

Sipas zotit Berisha, Soros me milionat e tij u shndërrua në një faktor kryesor të vendosjes së monizmit në Shqipëri.

Berisha: "Jam i vetmi njeri në Evropë që kam kërkuar shpalljen e tij" non grata" publikisht dhe disa herë. E kam kërkuar sepse ai me projektet e tij në Ballkan ka bërë gjithçka të favorizojë Beogradin, por deh të destabilizojë rajonin. Kam kërkuar shpalljen e tij "non grata" sepse ai në Shqipëri me milionat e tij u shndërrua në një faktor kryesor të vendosjes së monizmit.

Sot PS-ja ka 10% pushtet më shumë se ç'kishte Partia e Punës në Shqipëri në 1991. Ky është monizëm. Përveç kësaj kulmoi me reformën në drejtësi me të cilën i vendosi që të gjitha me grupin e ekspertëve të George Sorosit me ligjet organike. Drejtësia kryesohet nga vëllezër të ministrave, kunetër të ministrave,  ish-persekutorë të Vlorës, Shkodrës në kohën e diktaturës."

Sipas zotit Berisha, Soros me milionat e tij u shndërrua në një faktor kryesor të vendosjes së monizmit në Shqipëri. /OraNews/