Berisha: Duket sikur në Shqipëri qeveris Vaso Çubilloviçi, Rama e ka shndërruar vendin në delen e zezë të Ballkanit e Evropës

Sali Berisha ndodhet në Vlorë ku po zhvillon takimin e tretë të asaj që ai e quan "Foltorja për PD."

Nga Vlora, ish-kryeministri Berisha u shpreh se vendi ka pasur në 8 vite qeverisjen më të keqe që nga koha e diktaturës komuniste.

Zoti Berisha tha se Rama e ka shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Evropës.

Berisha: "Së pari përulem me shumë nderim ndaj jush dhe nderimin më të madh sikundër dua të theksoj se për ne shqiptarët pas betimit tek Zoti betimi se nga lufta veçse ai largohet është më supremi ndaj dhe ne sot jemi mbledhur këtu të betuar për ta çuar deri në fund këtë betejë, për të ngritur PD aty ku meriton. Ne vijmë sot pas 8 vitesh të qeverisjes më të keqe që vendi ka njohur nga koha e diktaturës komuniste, vijmë sot kur Edi Rama me qeverisjen e tij ka kaluar, tejkaluar çdo rekord të zi në rajon dhe në Evropë, ka shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Evropës. Ne vijmë sot së bashki kur shqiptarët pakësohen njëlloj sikundër të qeveriste jo një shqiptar por Vaso Çubilloviçi me platformën e tij."/OraNews/