Berisha hap foltoren e PD-së me himnin e flamurit: Pas betimit tek Zoti, betimi se nga lufta veç ai largohet është më supreme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2021, 18:26
Në nisje të takimit me demokratët në Vlorë, ish-Kryeministri Sali Berisha është çuar në këmbë, pasi në sallë është kënduar Himni i Flamurit.
Pasi është dëgjuar himni, Berisha është shprehur se janë mbledhur për të çuar betejën të cilën kanë nisur deri nv fund.
Sali Berisha: Dua të theksoj për ne shqiptarët pas betimit tek Zoti, betimi se nga lufta veç ai largohet është më supreme. Ndaj dhe ne sot jemi mbledhur këtu të betuar për të çuar deri në fund këtë betejë, për të ngritur PD dhe të djathtën shqiptare në zenitin që ajo meriton. Ne vijmë sot pas 8 vitesh të qeverisjes më të keqe që vendi ka njohur nga koha e diktaturës komuniste."


