Video/ Në pritje të Berishës, simpatizantët në Vlorë mblidhen përballë Pallatit të Kulturës

Simpatizantët e parë të Partisë Demokratike janë mbledhur në Vlorë në pritje të ish-kryeministrit Berisha.

Ata janë mbledhur përpara pallatit të kulturës në Vlorë.

Zoti Berisha njoftoi se ditën e sotme, në orën 18:00 do të jetë në Vlorë ku do të zhvillojë takimin e radhës në kuadër të Foltores për PD-në. 

Burime bëjnë me dije se deri tani prezent në Vlorë krah Berishës janë Flamur Noka, Strazimiri, Bujar Nishani, Bujar Leskaj si dhe drejtuesi i partisë demokratike Vlorë, Genc Deromemaj.

/OraNews/