Pacientët me Covid në banesë, mjekja e familjes: Më pak antibiotik për të sëmurët
Pacientët me Covid të cilët po marrin trajtim në banesë, javët e fundit po kurohen me më pak antibiotikë.
Protokolli i trajtimit vijon të jetë i njëjtë për rastet e lehta, të cilët marrin vitaminoterapi dhe antipiretik për temperaturën e lartë.
"Mjekimet dhe këshillat që ne u japim pacientëve janë më të lehta. Kemi shmangur antibiotikun, sepse rastet paraqiten më të lehta.
Njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe komunikojnë me mjekun e familjes që me simptomat e para."
Mjekja e familjes Xhentiljana Nazaj thotë se është vënë re një shtim i qytetarëve që paraqiten me shenjat e Covid.
Duke qenë se simptomat janë të ngjashme me ato të virozave, këshillojnë kontaktimin e menjëhershëm me mjekun e familjes, për të bërë edhe diferencimin.
"Që nga ditët e para të shtatorit kemi pasur një rritje të fluksit të pacientëve, që na kontaktojnë apo paraqiten me simptomat e Covid-19. Shenjat e Covid janë shumë të ngjashme me simptomave virozave, prandaj është mirë të kontaktojmë mjekun dhe mos të neglizhojmë simptomat e para."
Aktualisht në të gjithë vendin janë 12 157 raste aktive, nga të cilët, 211 janë të shtruar në spital, ndërsa pjesa tjetër po marrin trajtim në banesë.
Zall Dardha pa mjekë, të sëmuresh një herë në muaj
25 Shtator, 15:0


