“Shporta” e zbrazur, qytetarët: Si mund të rriten çmimet e ushqimeve me këto paga e pensione që kemi?

Çmime të larta dhe për produkte bazë të shportës ushqimore.

Çmimet e produkteve bazë kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Nëse me parë në supermarket një shishe qumësht e gjeje me çmimin 130 lekë, sot tregtohet me çmimin 150 lekë.

Nëse flasim për vezën nga 130 tani është 160 lekë copa. Nëse flasim për orizin nga 150 lekë, tani ka çmimin 169 lekë, vajti nga 170 lekë tani është me çmimin 209 lekë.

Qytetarët thonë se këto çmime janë të papërballueshme për shkak të pagave dhe pensioneve të ulëta.

Këto çmime si duket kanë ndikuar tek blerjet konsumatore nga shpenzimet më të mëdha për produkte të cilat më parë janë tregtuar me 10-40 lekë më pak.

"Ato s'kanë qenë të përballueshme më parë, jo tani që po rriten përditë."

"Absolutisht,  gjithë populli jemi copë-copë. Ç'bëhet kështu që i vraftë Zoti, e vdiqën popullin."

"Ne pensionistët nuk e përballojmë dot me thënë të drejtën."

"Janë rritur të gjitha, ata po rrisin dhe bukën."

Rritja e çmimit të miellit nuk është reflektuar vetëm në çmimin e bukës.

Edhe ushqimet e shpejta që kanë në përbërje brumin kanë njohur rritje të çmimeve. Byreku nga 30 lekë që shitej më parë tanimë në furrat e bukës tregtohet me 40-50 lekë.

Çmimet, thonë qytetarët, duhet të rriten proporcionalisht me pagat dhe pensionet, pasi në të kundërt do të duhet të kursejnë edhe për të ngrënë./OraNews/