Raundi i parë i Kupës së Shqipërisë dhuron surpriza, humbasin Vllaznia e Dinamo

U luajtën sot ndeshjet e vajtjes në raundin e parë të Kupës së Shqipërisë dhe surprizat nuk munguan.

Në letër ndeshje të lehta për ekipet e Superiores por që në fakt nuk rezultuan të tilla.

Kukësi ishte i angazhuar në fushën e Maliqit në ndeshjen e parë ku nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola teksa surprizën e madhe e bëri ekipi modest Labëria FC që mundi Vllazninë në ndeshjen e parë 2-1. Shkodranët kaluan të parët në avantazh por vendasit bënë ndeshjen e jetës duke shënuar 2 herë në këtë duel.

Edhe Dinamo u mund në takimin e parë të raundit të parë në Shijak përballë Erzenit ndërsa Teuta dominoi 4-1 ekipin Luzi 2008 në fushën e këtyre të fundit.

Ndërkohë që Tirana nuk e diskutoi fitoren 3-0 në fushën e  Shkumbinit teksa edhe Partizani triumfoi 3-0 në transfertën me Tërbunin, shkruan Ora News.

Më poshtë edhe rezultatet e takimeve të para të raundit të parë të Kupës së Shqipërisë:

 

Erzeni Shijak            1-0 (0-0)            Dinamo Tirana

FK Vora                   2-1 (0-0)            Korabi

Flamurtari Vlore       1-1 (0-0)            Apolonia Fier

KF Luzi 2008           1-4 (1-2)            Teuta

KF Maliqi                 0-0 (0-0)            FK Kukesi

KF Oriku                 1-2 (1-1)            Bylis Ballsh

Labëria FC              2-1 (1-1)            Vllaznia

Shkumbini              0-3 (0-2)            KF Tirana

Tërbuni Pukë           0-3 (0-3)            Partizani Tirana

Turbina Cërrik         1-1 (1-0)            Egnatia Rrogozhinë

Veleciku Koplik        0-3 (0-2)            Skenderbeu