Video/ Liverpool dhe Man. City me rezerva fitojnë thellësisht në Kupën e Ligës

Mesjava në Angli nuk ndalet në futboll. U luajtën sonte e do të ketë edhe nesër, ndeshjet e raundit të tretë të Kupës së Ligës ku shkëlqyen skuadrat e mëdha.

Man. City edhe pse me rezerva, mbrojtja totalisht me lojtarë nga academia, arritën të mposhtnin 6-1 Wycomben, një skuadër modeste, shkruan Ora News.

De Bruyne, Foden, Mahrez, Ferran Torres e Palmer shënuan për Citizens ndërsa miqtë gjetën edhe golin e nderit.

Ndërkohë Liverpooli, edhe ata me rezerva, dominuan Norwich në këtë sfidë të Kupës duke fituar me rezultatin e pastër 3-0. Minamino debutoi me gol si titullar te “The Reds” ndërsa Origi dhe sërish Minamino shënuan në pjesën e dytë.

Southamptoni ku Armando Broja luajti titullar, barazoi 2-2 ndaj Sheffield United e fatkeqesisht lojtari kuqezi nuk e gjeti dot rrjetën.