Një tjetër klub italian ndryshon pronar dhe shitet në një fond amerikan
Në Serinë A, tashmë po kthehet në traditë largimi i pronarëve italianë të klubeve të futbollit për pronarë të tjerë të huaj, fonde investimesh apo forma të tjera, shkruan Ora News.
Tashmë edhe Genoa, që prej vitesh kontrollohej nga Enrico Preziosi ka ndryshuar që sot pronar dhe do të jetë në duart e një fondi amerikan investimesh të quajtur 777Partners.
Operacioni filloi disa muaj më parë dhe iu nënshtrua kontrolleve financiare deri në gusht, me pagesën e një kësti të parë prej rreth 20 milion euro.
E gjithë paketa e aksioneve do të ndryshojë kontrollin edhe nëse Enrico Preziosi fillimisht do të mbetet i lidhur me klubin e tij të mëparshëm me një pozicion institucional për të paktën tre vjet.
777Partners është një kompani investimesh private me qendër në Miami e themeluar në 2015 që investon me një fokus të veçantë në shërbimet financiare dhe tashmë zotëron disa kompani sportive duke përfshirë ekipin e basketbollit London Lions dhe një kuotë aksionesh të vogla të Sevillas.
