Video/ Interi nuk ndalet, fiton me përmbysje 3-1 ndaj Fiorentinës. Edhe Atalanta fiton
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2021, 22:47
Interi i Simone Inzaghit merr sërish përkohësisht kryesimin pas një fitoreje të vuajtur por të merituar 3-1 në “Artemio Franchi” ndaj Fiorentinës.
Në një pjesë të parë shumë të vuajtur për zikaltërit, ishin vendasit që me meritë shënuan të parët falë golit të Sottil në 23’.
Reagimi i zikaltërve ishte I vakët dhe vetëm në pjesën e dytë me Darmian në 52’ e 3 minuta më pas me Dzeko shënuan duke përmbysur situatën. Golat e shpejtë trondisin Fiorentinën që më pas humbet edhe Gonzalez me të kuq dhe në 87’, Perisiç arrin të vulosë fitoren 3-1.
Në sfidën tjetër, Atalanta mposhti 2-1 Sassuolon ndërsa më parë Bologna dhe Genoa barazuan 2-2.
