Kombëtarja e femrave pëson humbje të thellë me Belgjikën, mundet edhe Kosova

Ndeshja e dytë e vajzave kuqezi në eliminatoret e Botërorit nuk ishte aq e mirë. Vajzat e drejtuar nga trajneri Grima u mundën nga Belgjika me rezultatin e thellë 7-0 që në fakt pritej pasi diferencat në futbollin e femrave me skuadra të tilla janë të mëdha.

Shqipëria është në Grupin F ku ka dy superekipe si Norvegji dhe Belgjika që do të luajnë kualifikimin në Botëror dhe për vajzat kuqezi objektivi është vendi i tretë.

Gjithsesi, Kosova për femra që është në të njëjtin grup, u mund 3-0 në “Fadil Vokrri” nga Norvegjia që kryeson grupin.

Kujtojmë që në takimin e parë eliminator për Kupën e Botës, Shqipëria barazoi 1-1 në derbin shqiptar me vajzat dardane, shkruan Ora News.