Video/ Atletico i falet Luis Suarez që përmbys me dy gola Getafen

Atl. Madrid tregoi forcën dhe karakterin që ka si kampione në fuqi teksa rigjeti fitoren në La Liga. Skuadra e Simeones bëri një përmbysje spektakolare 2-1 në transfertën ndaj Getafes dhe padyshim që merita më e madhe ishte e bomberit Luis Suarez me dygolësh.

Sfida nisi mirë për “los colchoneros” që paten 2-3 shanse për të shënuar me Suarez e Carrasco por nuk ia arritën teksa Getafe i ndëshkoi në rastin e parë të krijuar.

Për vendasit goli ishte historik duhet thënë pasi ishte i pari ndaj Atl. Madrid pas 10 vjetësh teksa  të fundit e kishin realizuar në vitin 2011 dhe kishin në 20 përballje ndaj tyre që nuk arrinin të gjenin rrjetën.

Gjithsesi në pjesën e dytë, Atletico ndryshim ritmin dhe me Suarez provon duke goditur traversën porn ë 74’ dalja me të kuqe e Alenas për vendasit ndryshon gjithçka.

Menjëherë në 78’ miqtë gjejnë barazimin me Suarez dhe sërish uruguaiani në 91’ shënon me kokë për të përmbysur në 2-1 sfidën.