Cristiano “Flash” Ronaldo, portugezi impresionon edhe në shpejtësi te Man. United

Janë disa të dhëna që në futboll të impresionojnë, sidomos kur je 36 vjeç dhe shpallet lojtari më i shpejtë mes 22 lojtarëve në fushë në një kampionat elitar si Premier League.

Po flasim pikërisht për Cristiano Ronaldon i cili nuk rresht së impresionuari, surprizuari e duke thyer çdo rekord të mundshëm, shkruan Ora News.

Siç mësohet nga të dhënat zyrtare që ka publikuar Man. United në faqen e saj zyrtare, Cristiano Ronaldo ishte lojtari që arriti shpejtësinë më të madhe në sprint në ndeshjen e fundjavës ndaj West Ham.

Nuk mund ta besoni që portugezi, 36 vjeç arriti shpejtësinë më të lartë, 32.51 km në orë në sprintin e tij në fushë, duke lënë pas Aaron Wan-Bissaka 32.41 km/h, ndërsa i treti ishte sulmuesi Jarrod Bowen i West Ham me 31.29 km/h.