FotoAlbum "Erdhën deputetët" Grida Duma tepër elegante. Klosi merr biçikletën. Bisedat me rëndësi në telefon
Deputetët iu drejtuan sot Parlamentit për seancë parlamentare. Dikush me biçikletë e dikush me makinë.
E ndërsa seanca ka vijuar me debatin si do të mbahen komisionet parlamentare, me prezencë fizike apo online, është rënë dakord unanimisht që Kuvendi të vendosë një afat brenda të cilit në Kuvendin e Shqipërisë të mos hyjë më asnjë deputet i pavaksinuar.
Këtë e tha dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla në Kuvend.
Deputetja demokrate Grida Duma kishte zgjedhur një kostum ngjyrë bojëqielli, që e nxirrte tepër elegante. Telefoni është i pashmangshëm për shumë deputetë të cilët nga mimika duket se po konsumojnë biseda tepër të rëndësishme.
Ndërsa Blendi Klosi, ish ministri i Turizmit, zgjodhi biçikletën të vijë në Kuvend. Edhe ai është koshient se të marrësh makinë për të lëvizur në Tiranë do të thotë të qëndrosh me orë të tëra në trafik, madje rrezikon të humbasësh dhe seancën parlamentare.
Foto: LSA












