I dënuar me 7 vite burg për trafik narkotikësh në Itali, arrestohet në Durrës 42-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 42-vjeçar për llogari të drejtësisë italiane.

Uniformat blu kanë arrestuar përkohësisht shtetasin Julian Mandija, banues në Durrës, me qëllim ekstradimi drejt Italisë ku edhe është dënuar për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" .

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal italian".

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.