Kanabis në malet e Zall-Bastarit, dy të arrestuar dhe një në kërkim, procedohet kryeplaku
Goditen 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike nga Komisariati i Policisë Nr.4. Në pranga kanë rënë dy persona, 1 është shpallur në kërkim dhe janë proceduar dy të tjerë, mes tyre dhe kryeplaku i fshatit.
"U arrestuan H. Gj., 26 vjeç, N. Gj., 48 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. Gj., 54 vjeç, si autorë të dyshuar të kultivimit.Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasi R. Gj, 45 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit” dhe shtetasi F. K., 51 vjeç (kryeplaku i fshatit Mal Vilës) për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Sipas policisë këta shtetas kishin kultivuar kanabis në vendin e quajtur “Mal Vilës” Zall-Bastar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

