Kaos me parkimin në QSUT, makinat bllokojnë lëvizjen e ambulancave

Situata e trafikut brenda Qendrës Spitalorë Nënë Tereza është kaotike, sidomos në orët e mëngjesit, duke bllokuar kështu edhe lëvizjen e ambulancave.

Gazetarja e Ora News, Enxhi Musai thotë se trafiku i rënduar është bërë shkak për konflikte dhe debate mes shoferëve të automjeteve.

QSUT ka një kapacitet parkimi rreth 1200 vende, por numri i automjeteve që hyn në QSUT është më i lartë se kapaciteti i parkimit.

Dritan Xhemali, menxher projekti në QSUT thotë për Ora News se në orën 09:00 deri 11:00 ka trafik të rënduar në ambientet  e jashtme të spitalit, pasi numri i pacientëve më Covid është shtuar.

Ai thotë se 200 deri në 300 vende parkimi janë zëne për shkak të mbulesës së sigurisë në spitalet Covid 1 dhe Covid 2.

"Një numër i madh vendesh parkimesh 200, 300  kanë humbur për shkak të rrethimit të sigurisë të spitalit. I bëj thirrje qyetarëve të mos hyn kur nuk e kanë shumë të nevojshme të hyjnë në QSUT, sepse pengohen ambulancat. Neve i sqarojmë, jemi përpjekur, nuk mund t'i ndalojmë të hynë."

Menaxheri thotë se  para pandemisë ka qenë në plan një projekt i ri për ndërtimin e  2 vendeve parkimi.

Sipas tij 2 parkimet nuk u ndërtuan për shkak të pandemisë së koronavirusit.

"Projekti ishte gati në zbatim. Ka qenë planifikuar të ndërtoheshin 2 parkime të mëdha në oborrin e QSUT. Por epidemia e bllokoi me të mbaruar pandemia do fillojnë ndërtimet për projektin", u shpreh menaxheri.