Beti Njuma: Kemi një lloj bojkoti nga PS, nuk i pëlqejnë të vërtetat që raportojmë
Gazetarja dhe moderatorja e Rtv Ora News, Beti Njuma, në një intervistë për "Ditë e Re" ka folur për emisionin e saj të ri, Ora e Betit.
Emision transmetohet çdo të martë në Rtv Ora në orën 20:45 të mbrëmjes.
Ndër të tjera gazetarja pohon se ka një lloj bojkoti nga PS, duke thënë se pushtetit nuk i pëlqejnë të vërtetat që gazetarët e televizionit raportojnë.
"Kemi një lloj bojkoti të PS. Si duket nuk i pëlqejnë shumë të vërtetat. Unë të paktën në intervista përpiqem të jem në krah të publikut.
Një vit më parë kujtoj publikimin e mesazheve të Erion Veliaj dhe si televizion ishim përballë një presioni shumë të fortë, që nuk është normal.
Pushtetit nuk i pëlqejnë të vërtetat që biejnë ndesh me interesat e tij.
U ndjeva pak e cënuar ditën e publikimit të mesazheve, por duke parë solodaritetin e njerëzve, kolegëve dhe mbështetjen kjo më bëri të ndihem më mirë.
Misioni im ky është, i pëlqen apo nuk i pëlqen. Misioni ynë është i qartë, të themi të vërtetën," u shpreh Beti Njuma.

