Presion krerëve të degëve për të sabotuar Berishën, Noka: E neveritshme, Basha pakicë e pakonsiderueshme në PD

Deputeti,Flamur Noka, konfirmoi se kreu i PD-së Basha po ushtron presion ndaj krerëve të degëve të PD në rrethe për të mos marrë pjesë në takimet e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duke e konsideruar një veprim të turpshëm dhe të neveritshëm, Noka nënvizoi se kjo tregon panikun që e ka zënë kryetarin nga lëvizja e demokratëve.

Flamur Noka tha se kreu i PD është një pakicë e pakonsiderueshme brenda kësaj partie.

Noka: Nga informacionet që kemi ka disa ditë që ka nisur një tur takimesh me drejtuesit e degëve, duke i thirrur këtu, duke i presionuar, duke u ushtruar shantazh për të mos hapur dyert për liderin historik të PD, për të bërë gjithçka për t'ia sabotuar takimet.Kjo nuk është thjesht e turpshme, kjo është e neveritshme. Tregon edhe panikun që e ka zënë kryetarin nga lëvizja e demokratëve. Ai e di shumë mirë që nuk përfaqëson shumicën, nuk përfaqëson vullnetin e demokratëve, është një pakicë e pakonsiderueshme brenda PD.