Kuvendi nderon minatorin, 1 minutë heshtje për Muharrem Plakun që vdiq në minierën e Bulqizës

Seanca plenare e kësaj të enjte nisi me një minutë heshtje për minatorin Muharrem Plaku i cili humbi jetën në galeritë e minierës së Bulqizës, kjo e kërkuar nga deputetja e PD-së, Dhurata Çupi. 

59 minatorë kanë humbur jetën në 8 vitet e fundit në vendin tonë. 

Përpara kryeministrisë, Organizata Politike kërkoi dje që Kryeministri të mbajë përgjegjësi për jetët e humbura gjatë qeverisjes së tij.

Në aksionin simbolik nuk u kërkua drejtësi vetëm për ata që sot nuk janë më, por dhe kushte më të mira për të tjerët që punojnë çdo ditë nën tokë.