"Jetojmë për një kothere buke" Hallet e shqiptarëve: Të gjitha i kemi, pensionet janë të ulëta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2021, 09:06
Edhe pse jetojmë në vitin 2021, qytetarët shqiptarë vazhdojnë të kenë rroga dhe pensione të ulëta, ndërsa çmimet rriten.
"Buka e gojës" është ende hall i madh për një numër të konsiderueshëm qytetarësh.
"Shqiptari e ka hallin për një copë buke, jetojmë për një kothere buke. O vdis o rro", thotë një qytetar për emisionin "Ditë e Re" në rubrikën Vox Pop me Enkin.
Shumë prej tyre shprehen të pakënaqur nga ana ekonomike, duke thënë se hallet e shqiptarit nuk kanë fund.
Gjithashtu qytetarët ankohen dhe për ndotjen e ajrit në qytet dhe funksionimin e keq të linjave të urbaneve të bashkisë.
"Duhet të mbajmë maska për erën e rëndë. Pres me orë të tëra autobusin", tha qytetarja.

