Vlorë, 23-vjeçarja ndërron jetë në spital, kaloi në gjendje shoku pas operacionit
Një 23-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme (22 shtator) në spitalin e Vlorës pas një operacioni.
Burimet bëjnë me dije se e reja iu nënshtrua një ndërhyrje për shkak të një infeksioni në zorrë, por pas ndërhyrjes kaloi në gjendje shoku, e për pasojë më pas humbi jetën.
Policia në kërkim të ish-prokurorit Adriatik Llalla
23 Shtator, 08:33
Nga vetë mjeku i sallës së operimit konfirmohet se e reja ka shkuar në gjendje shoku në sallë.
Infeksioni i zorrëve është përhapur edhe në gjak duke infektuar trupin.
Pavarësisht ndërhyrjes nuk është bërë e mundur shpëtimi i saj.
Viktima la pas dy fëmijë të vegjël
Ora News mëson se viktima është Brisilda Leka Sadushi, me origjinë nga fshati Çeprat i Vlorës.
Sipas mjekëve dhe burimeve të spitalit, ajo ka ndërruar jetë në Kirurgjinë e Vlorës pas infeksionit në zorrë.
E ndjera ishte nënë e dy djemve të vegjël dhe në prag divorci me të shoqin.
Mësohet se Brisilda gëzonte shëndet të plotë deri katër ditë më parë ku edhe ka shfaqur simptoma si ethe, temperaturë dhe marrje mendsh.
Ajo është shtruar fillimisht në spital, më pas ka patur ndërhyrje dhe mjekim në maternitet dhe në fund i është nënshtruar operacionit në kirurgji ku ka ndërruar jetë.

