Pendohet Nard Ndoka, tregon ku gaboi në politikë. Basha s'i ka lënë shije të mirë. La kauzën në mes
Nuk është në parlament e megjithatë nuk është i penduar. Jashtë tij ka kohë të kthejë kokën pas dhe të reflektojë mbi veprimet politike.
Në një intervistë në studion e “Jeto me Orën” pasditen e 22 shtatorit, ne RTV Ora, Ndoka qorton veten për disa veprime politike ndërsa për Bashën tregon se nuk i ka lënë shije të mirë, sidomos fakti që la kauzën në mes.
“Jeto me Orën”: Nëse ktheni kokën prapa a do të kishit bërë diçka ndryshe?
Nard Ndoka: Kur njeriu sheh me një lloj përgjegjësie historinë politike e vendimmarrjet që kanë krijuar dhe kosto, njeriu gjykon se ka vepruar gabim në ato momente, edhe pse të tilla ishin rrethanat e kushtet. Kur i gjykon në kohë gjërat kanë ndryshuar dhe qorton dhe veten
Ka diçka për të cilat e qorton më shumë veten?
Nard Ndoka: "Lënia e mandateve ka qenë vendim i guximshëm. Kam qenë pro dhe nuk jam penduar as sot. Morëm vendimin e dubhur në atë kohë edhe pse kjo kauzë u la në mes të rrugës nga Basha por vendimi ishte i drejtë. Vazhdimësia pati problemet e veta.
Vendimmarrja për zgjedhjet lokale. Opozita vendosi ti bojkotonte ndërsa unë isha për ti penguar zgjedhjet moniste. Do të kishte tjetër rrjellë politika dhe nuk do ishim në situatën e sotme. Kjo është vendimmarrja që duhej të kisha këmbëngulur shumë më tepër edhe në raport me zotin Basha i cili kishte në fillim një bindje të tillë por më pas nga presioni i ndërkombëtareve ndryshoi dhe kjo pati kosto të madhe për vendin. Këto janë vendime që të ngarkojnë me përgjegjësi e njeriu i mban mend gjatë si shije jo të mirë.
Si e eshte politika?
Nard Ndoka:Politika është shumë e egër, e dhunshme dhe është e vështirë të mbijetosh gjatë jashtë klaneve e interesave. Kur mbaron një cikël e shikon pjesën e familje që ke ndërtuar"