Policia shkon për ta arrestuar në shtëpi Adriatik Llallën

Pak orë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe urdhrit të SPAK për të ekzekutuar arrestimi të ish-prokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla, policia ka shkuar te shtëpia e tij për ta prangosur.

Policia e Shtetit ka trokitur në portën e ish-kryeprokurorit rreth orës 20:20, por nuk e ka gjetur aty Adriatik Llallën, pasi dyshohet se ai është larguar nga vendi.

Ndërkohë, avokati Sokol Hazizaj më herët tha se klienti i tij është i shtruar në një spital publik në Shqipëri.

"Në spitalin publik pa tjetër. Në Shqipëri nuk kam komunikim sa i takon anës shëndetësore, por vetëm proceduriale." 

Avokati pretendoi gjithashtu se vendimi i Apelit ishte i paracaktuar dhe nuk është vërtetuar asnjë akuzë që është ngritur nga prokuroria.

SPAK më herët sot bëri me dije se atij i sekuestrohen pasuri si një apartament në Durrës, pasuritë e paluajtshme të llojit tokë arë, 4 (katër) pasuri, me sipërfaqe gjithsej 22.300 m2 të ndodhura në Tiranë.

Këto pasuri të konfiskuara nga Llalla do t’i kalojë shtetit shqiptar në përdorim.

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot lënien në fuqi të dënimit me 2 vjet heqje lirie për Llallën të dhënë më herët nga Shkalla e Parë.

Llalla është deklaruar fajtor për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Policia shkon për ta arrestuar në shtëpi Adriatik Llallën

Policia shkon për ta arrestuar në shtëpi Adriatik Llallën