Nora dhe Distria do stërvitin trupat ushtarake, pagë dhe pension të veçantë, trajneri: Kjo praktikë duhet dhe në Kosovë
Trajneri i mirënjohur i xhudos në Kosovë, Driton Kuka, ka mirëpritur vendimin e qeverisë shqiptare për të bërë pjesë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dy medalistet e Lojërave Olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
Në një postim në facebook ai e konsideron një lajm të shkëlqyer për sportistët elitarë por edhe për dy kombet tona shqiptare duke nënvizuar se sporti bashkon si asgjë tjetër.
Ministria jonë e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë.
Për Kukën, përfshirja e Sportistëve Elitar në Ministri të Mbrojtjes dhe të Brendshme është praktikë që duhet filluar edhe në Kosovë.
