Karikaturistët dikur, dhe pse na cënon karikatura sot

Studiuesja e artit, Suzana Varvarica, thotë se artistët e karikaturës e gjetën veten më mirë se artistët e tjerë edhe në Realizimin Socialist.

Për emisionin "Shkurt e Shqip" në Rtv Ora ajo thotë se pse karikatura është e pafuqishme kur bëhet fjalë për religjionet.

Suzana Varvarica: Artisti është mjaft i nënshtruar përkundrejt asaj që kërkohej në atë sistem dhe natyrisht artistët e karikaturës e gjetën veten, madje pak më mirë sesa disa artistë të tjerë që nuk arrinin ta tejkalonin nivelin e cilësisë artistike në artin e Realizimit Socialist. Në karikaturë ata ishin të lirë. Të zmadhoje një kokë, të zvogëloje një trup apo një këmbë asokohe ishte një çështje e modernitetit të asaj kohe. Ndërsa pse nuk kemi sot unë kam me mijëra ide. Jemi shoqëri që kemi besueshmëri në Zot në disa drejtime të ndarë, themi që jemi në harmoni por nëse karikatura e cënon pak ti do të shohësh sesa e vështirë është të ekzistojë karikatura.