Nga traumat e Covid në Afganistan, 34 filma në Festivalin e të Drejtave të Njeriut

Rikthehet për të 16-in vit Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut. Pandemia e Covid 19 dhe efektet postraumatike do të jenë temë qëndrore e këtij edicioni.

Referuar dhe ngjarjeve në Afganistan, në program janë përfshirë edhe filma që kanë në fokus fate tragjike të grave dhe fëmijëve nën sundimin taleban.

Nga mbi 3500 filma që kanë aplikuar janë përzgjedhur vetëm 34 prej tyre, të cilët shfaqen për herë të parë në Shqipëri.

Festivali, i cili është kthyer në një traditë për kryeqytetin, nis të hënën e 20 shtatorit ndërsa përgjatë 6 ditëve produksionet do të shfaqen në ambjentet e Akademisë së Filmit Marubi, lulishtes pranë Kryeministrisë, Akademisë së Sigurisë dhe Shkollës së Magjistraturës.