Dy legjendat e muzikës, Ermonela Jaho dhe Placido Domingo në inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit

Sopranoja e dashur për publikun shqiptar, ErmonelanJaho dhe tenori i njohur Placido Domingo do të marrin pjesë në mbrëmjen e inagurimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, pasi ka qenë në rikonstruktim prej 5 vitesh.

Mbrëmja gala që do të rihapë teatrin do të sjellë në Tiranë edhe emrat më të shquar të skenave shqiptare dhe botërore.

I ftuari special është Placido Domingo, por nuk do të mungojnë as yjet shqiptarë si Ermonela Jaho, e cila ka pohuar se nuk do t’i mungojë mbrëmjes madhështore.

"Jam shumë e lumtur që do marr pjesë në hapjen e Teatrin Kombëtar të Opera dhe Baletit në mes të artistëve bashkëkombas dhe me pjesëmarjen e legjendës botërore  Placido Domingo. Një falenderim i madh për të gjithë ata breza art-dashas  që kontribuuan në themelimin e këtij institucioni. Ju pres të gjithëve në datën 15 në Teatrin e Operas dhe Baletit në galanë e hapjes së Teatrit", tha Ermonela Jaho.

"Jam i nderuar të këndoj në Ceremoninë "Grand-Gala" për Inagurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhr Baletit të Tiranës. Pas 5 vitesh ky teatër më në fund do të vijë në jetë. Është gëzim për mua që jam me ju për këtë mbrëmje speciale, me kolegë të mrekullueshëm", tha tenori.

Mbrëmja e galasë do të mbahet më 15 Shtator dhe do të pasohet edhe më një mbrëmje tjetër më 16 Shtator.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një videomesazhi në Facebook.