Starton festivali kulturor "Shqipëri-Izrael"

Është hapur zyrtarisht këtë të dielë festivali kulturor Shqipëri-Izrael.

Ky festival vjen me shumë zhanre artistike si: fotografi, kostumografi , muzikë koncertale por edhe aktivitete të tjera.

Një event është  plot risi për publikun që do të prezantojë artistë me famë botërore që vijnë për herë të parë në vendin tonë.

Në fjalën e saj përshëndetëse Almira Emiri, drejtoreshë artistike e këtij festivali u shpreh entuziaste sa i përket këtij festivali që bën bashkë kulturën hebreje dhe shqiptare ndërsa ftoi të gjithë të marrin pjesë në hapjen në orën 19:00 në sheshin "Nënë Tereza."

"Pikërisht me këtë gjë pozitive donim ta nisnim festivalin, me orkestrën e cila është në sheshin "Nënë Tereza në orën 19:00. Hyrja është e lirë dhe mirëpresim ët gjithë publikun," tha ajo.

Ky koncert do të zgjasë nga datat 12-21 shtator.